Bulevardi “Mehmet Pashë Plaku” në lagjen “Perash” në Shkodër është një ndër rrugët me intensitetin më të lartë të lëvizjeve, kjo pasi është njëra prej arterieve kryesore të hyrjes në qytet.

Megjithatë, në afërsi të shkollës 9- vjeçare “Ali Laçej” nuk figurojnë vizat e bardha. Në këtë institucion studiojnë një numër i konsiderueshëm fëmijësh, të cilët në dy orare të ndryshme, si në mëngjes ashtu edhe në darkë janë të rrezikuar nga shpejtësia e madhe e automjeteve. Banorët në afërsi shprehen tejet të shqetësuar për këtë fakt.

Ironikisht, në këtë zonë ndodhet edhe tabela që u kërkon drejtuesve të automjeteve për të ulur shpejtësinë pasi ka lëvizje të nxënësve, por siç mund të shikohet, kjo tabelë mezi dallohet, e fshirë pothuajse totalisht nga rrezet e diellit. Problemit i shtohet gjithashtu edhe lëvizja e personave me aftësi të kufizuara, pasi në këtë shkollë ndodhet edhe zyra e tyre e hapur para pak javësh.

Artikulli paraprak“GONGU I ARTË” TRIUMFON KOMBËTARJA SHQIPTARE
Artikulli tjetërKAPEN 33 KG KANABIS NË KUFIRIN ME MALIN E ZI, ARRATISET TRAFIKANTI