Një 48-vjeçar, i cili u shtruar në një spital në Romë për shkak të koronavirusit, u kthye në shtëpi pa lejen e mjekëve dhe sulmoi fëmijën e tij dhjetëvjeçar, duke e goditur me thikë për vdekje.

Sipas informacioneve të deritanishme të prokurorëve, vrasësi i fëmijës ishte njoftuar për një vendim gjykate që i ndalonte të afrohej me ish-bashkëshorten dhe fëmijën e tyre.

“Nëna e fëmijës është në gjendje shoku. Kur u kthye në shtëpi gjeti fëmijën e saj të vdekur dhe ish-bashkëshortin pranë tij, në shtrat”, shkruajnë mediat italiane.

Autoritetet dyshojnë se autori mund të ketë qenë i droguar.

Artikulli paraprakNGA VAKSINIMI I DETYRUESHËM TE MOSLEJIMI NË DISA AMBIENTE TË TË PA VAKSINUARAVE, MASAT QË DO MERREN
Artikulli tjetërBABAI VRET DJALIN E TIJ 10 VJEÇAR, ME NËNËN E TIJ ISHIN TË DIVORCUAR