Gjykata e Lartë ka shpallur këtë të martë të pafajshëm kreun e komisionit të sigurisë kombëtare, Spartak Braho, ndaj akuzave të deputetit Tom Doshi.

Doshi e kishte paditur Brahon për shpifje, pas një shqetësimi të ngritur prej këtij të fundit për një rrezik që i kanosej stabilitetit të vendit e për të cilin bënte përgjegjës pikërisht Doshin.  Pasi sqaroi pozicionin e tij, deputeti socialist e paditi eksponentin e spikatur të Lëvizjes Socialiste për Integrim penalisht për shpifje. Braho akuzohej se kishte shpërdoruar detyrën me letrën që u kishte dërguar institucioneve kryesore të vendit, të cilat i vinte në dijeni për rrezikun në fjalë. 

Artikulli paraprakDITA E INTERNETIT TË SIGURTË, “WORLD VISION” TRAJNIM MËSUESVE
Artikulli tjetërBOKS, KOMBËTARJA GRUMBULLOHET NË SHKODËR