Pas shumë problemeve me të cilat përballen individë të ndryshëm në bashkinë Shkodër, po jo vetëm, në lidhje me cënimin e të drejtave në kompanitë apo ndërmarrjet ku punojnë,
tashmë duket se ka një mënyrë që e drejta kolektive të zbatohet në përputhshmëri me legjislacionin shqiptar. “Padia Kolektive” është projektligji I cili së shpejti pritet të miratohet në Kuvendin e Shqipërisë. Alminda Mema, përfaqesuese e qendrës “Aarhus” që po merret me këtë projekt në Shkodër jep më shumë detaje.
Mema tregon për lehtësitë që do të sillte miratimi I projektligjit për “Padinë Kolektive”.
Për të përfituar nga shërbimet e “Padisë Kolektive” individët duhet të përmbushin disa kritere.
Ky project zbatohet nga qendra “EDEN” në tre qytete. Në Shkodër implemetohet nga qendra “Aarhus” dhe financohet nga fondacioni SOROS me qëllim për të forcuar angazhimin e banorëve në mbrojtjen e përbashkët të të drejtave të tyre mjedisore.