Kryetari i grupit të PS, Taulant Balla është përballur sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda me djalin e ish-kryeministrit Berisha, pasi ky i fundit e akuzoi për shpifje. Seanca te Krimet e Rënda nisi në orën 15:00. Djali i ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha arriti i pari i shoqëruar nga avokati i tij, ndërsa më pas Balla.
Por seanca nuk ka zgjatur, pasi trupa gjyqësore shpalli mos moskompetencën duke ia rikthyer Gjykatës së Lartë. Kjo cështje është kthyer në ‘ping-pong’ pasi pak ditë më parë ishte Gjykata e Lartë e cila shpalli moskompetencë për çështjen Berisha-Balla, dhe dosja i kaloi Gjykatës së Krimeve të Rënda, ndërsa sot kjo gjykatë ia kaloi të Lartës. Gjyqtari Ardit Mustafa tha se Gjykata e Lartë duhet të shprehet nëse kjo cështje është kompetencë e Gjykatës së Tiranës apo e Krimeve të Rënda. Kreu i grupit parlamentar socialist është paditur për shpifje nga djali i ish-kryeministrit, lidhur me provat e publikuara nga komisionit hetimor parlamentar për çështjen ‘CEZ’. Balla akuzon Shkëlzen Berishën se nuk ka punuar asnjë ditë dhe pasurinë e ka vendosur si sekser, ndërsa ka përfituar 350 mijë euro vetëm duke firmosur në transferta dhe se nuk ka paguar asnjë taksë në shtet për tre vite. Por Shkëlzen Berisha mohon akuzat duke deklaruar se ka të gjitha dokumentet nga organet se i ka paguar taksat.
Deklarata e Shkëlzen Berishës Jam këtu për të vendosur drejtësi. Gjykata iu përgjigj kërkesës së prokurorit dhe ia kthen sërish gjykatës së lartë. Kjo është frikë për të vendosur drejtësi. Gjykata e Lartë është institucioni më i lartë dhe një kryeprokuror dhe gjykatës që ka frikë mund të kthejë sërish në gjykatën e Lartë. Balla e ka një damkë si shpifës, dua që të marrë një përgjigje ligjore. CEZ? Kjo është cështje e ndryshme, për të cilën Balla thotë se për tre vite nuk kam paguar asnjë taksë. Unë kam paguar mbi 50 mln lekë taksa. Përsa i përket CEZ është një shashkë dhe kam deklaruar atë që kam deklaruar para jush. Nuk kam lidhje as me privatizimin dhe as CEZ në Shqipëri.
Taulant Balla ka thënë që unë nuk kam paguar asnjë taksë, unë dua transparencë, kam dokumente nga tatimet, kam paguar taksa. Balla është i vetmi kryetar grupi që nuk zbaton vendimin e Apelit si shpifës dhe fshihet pas Ramës dhe nuk paguan detyrimin. Nëse ky vend do të kishte prokurori, Balla do të ishte proceduar. Dosja CEZ? Nuk kam pritshmëri, pasi nuk lidhje me privatizimin apo privatizime. Balla: Shkëlzen Berisha 350 mijë euro pa punuar asnjë ditë Babai, i biri, dhëndri etj bëhen gjithsej nja 15 shpifje. Unë do të jem këtu. Jam gati që kjo gjë të gjykohet sa më parë. Dosja e CEZ sot është një nga dosjet që po hetohet në prokurori, personi i cili është kallëzuar nga Kuvendi për korrupsion së bashku me babain e tij e dëgjuat që tha se nuk kishte dijeni se cështja është në hetim. Kjo cështje duhet hetuar. Prokuroria ta hetojë seriozitet dhe të respektojë vendimin e gjykatës Tiranë dhe Krimeve të Rënda dhe të marrë pyetje, Sali Berishën dhe Nue Kalajn, ky person të gjendet. Mori 6.8 mln euro, janë para të vërtetuara që kanë qenë pagesë sekseri për një dështim privatizimi. Llokoçitjet e të birit të babait, një njeri që nuk i ka thënë një herë mirëmëngjes punës dhe nuk ka firmosur njëherë në një vend pune, të ardhurat i ka si komisione. Të vetmen punë, që ka bërë ai, nuk i bëni ju të gjitha si gazetarë që jeni këtu për 10 vite. Sot isha i përgatitur për të shpjeguar akuzat, zotëria është akuzuar për 200 mijë euro të ardhura të marra në komision për shitjen e një prone në bregdet. Bëhet fjalë edhe për një transfertë 150 mijë euro, janë pjesë. Jemi në këtë situatë me klithma kundër prokurorisë dhe gjyqtarit. Merrni dosjen dhe vendimin e komisionit hetimor dhe 4500 faqe materiale, aty janë të gjitha. Ka edhe një parim tjetër, që duke qenë se kjo cështje Fillimisht ishte Gjykata e Lartë e cila shpalli moskompetencë për çështjen Berisha-Balla, dhe dosja i kaloi Gjykatës së Krimeve të Rënda. Ndërkaq, djali i ish-kryeministrit Berisha u thirr pak ditë më parë nga organi i akuzës për t’u pyetur për çështjen e privatizimit të OSSH te çekët e CEZ. Thirrja e Shkëlzen Berishës iu la detyrë prokurorisë disa javë më parë nga Gjykata e Tiranës, që refuzoi mbylljen e çështjes dhe e detyroi prokurorinë të rihapë hetimet për këtë privatizim.