Propozimi për rritjen e pagave të punonjësve të administrates së Bashkisë, solli debate mes opozites dhe mazhorances në Këshillin Bashkiak të Lezhës.Këshilltarja e Partisë Demokratike Alfrida Marku tha se gjendja financiare e bashkisë nuk është e qëndrueshme dhe rritja e pagave nuk mund të jetë prioritet.Sipas Markut ky institucion ka dështuar në mbledhjen e të ardhurave gjatë këtij viti dhe diçka mund të jetë bërë qëllimisht për të ndikuar në zgjedhjet e 14-majit.

Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu tha se institucioni që ai drejton ka dalë nga kolapsi financiar dhe deri të fund të vitit do të mblidhen të gjitha taksat vendore.Ai ju kujtoj demokrateve kohen kur ata drejtonin bashkinë, ku sërish nuk munguan replikat me opoziten.

Pavarësisht debateve dhe kundërshtimeve, Këshilli Bashkiak i Lezhës miratoi me shumica votash rritjen e pagave për Administraten e Bashkisë, të cilët do të jenë të barazvlefshme me rritjen që ka bërë qeveria që prej 1 prillit sipas kategorive përkatëse.

Artikulli paraprakPLAZH DHE LEXIM NË SHËNGJIN
Artikulli tjetërDIGJET SHTËPIA, SHPËTON I MOSHUARI