Mbledhja e këshillit bashkiak të Shkodrës u shoqërua me debate nga opozita dhe këshilltarët e majtë lidhur me projektvendimin për rritjen e pagave të administratës së bashkisë.

Miratimi i pagave duke nisur nga kryetari i bashkisë Benet Beci dhe deri tek kategoritë e tjera u miratuan me votat e të majtëve pasi opozita ishte kundër. Ndërkohë një debat më i ashpër u zhvillua lidhur edhe me shtimin e disa punonjësve në drejtoritë e bashkisë Shkodër.

Një debat në mbledhjen e këshillit ishte edhe për strehëzën e qenve në Gurin e Zi teksa këshilli miratoi një fond prej 140 mijë euro ndërsa 110 mijë të tjera janë miratuar pak muaj më përpara. Pavarësisht se opozita votoi kundër pjesën më të madhe të projekt vendimeve, këshilli bashkiak i Shkodrës i miratoi me votat e socialistëve dhe PSD.

 

Artikulli paraprak“EDHE ENVERI TË NGRIHET NGA VARRI NUK TREMBEMI”, BERISHA THIRRJE KËSHILLAVE BASHKIAKË DHE DREJTUESVE VENDORË: MOSBINDJE CIVILE!
Artikulli tjetërKËSHILLTARI: TË RISHIKOHET HYRJA E SHKODRËS