Kreu i Konfederatës Sindikale të Shqipërisë Kolë Nikolli deklaroi nga qyteti i Shkodrës se do të kundërshtojë me çdo mënyrë pagesën e mësuesve në bazë të orëve të punës.
Sipas Nikollit, kjo nuk ndodh në asnjë vend, ndërsa shtoi se në kushte të tilla duhet që edhe ministrja të përfitojë vetëm 70% të pagës. Përsa i përket bashkëpunimit me qeverinë, Nikolli tha se Konfederata Sindikale ka propozuar rritje pagash në sektorin publik dhe privat. Këto deklarata të kreut të Konfederatës Sindikale të Shqipërisë u bënë gjatë trajnimit për barazinë gjinore në vendimarrje që u zhvillua në qytetin e Shkodrës.