Qeveria do të vijojë me rritjen e pagave në 2024-ën kryesisht në sektorët prioritarë si shëndetësia, arsimi, siguria, mbrojtja. Ndërsa synohet të realizohet rritja e pagës mesatare të administratës publike nga 530 Euro në 900 Euro.
Kjo është parashikuar në strategjinë afatmesme buxhetore 2024 -2026 publikuar në Fletore Zyrtare (2 gusht 2023)
Kështu për vitin 2024, parashikohen të përfitojnë nga rishikimi i politikës së rritjes së pagave mjekët, Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit, Garda dhe punonjësit e burgjeve.
Parashikohen të përfitojnë nga rishikimi i politikës së rritjes së pagave
-Rreth 18,858 punonjës të Sistemit Shëndetësor, ku përgjatë dy viteve do të realizohet rritja mesatare për mjekët dhe infermierët që varion nga 26-34% të pagës bruto;
-6,756 punonjës të Forcave të Armatorura që përfitojnë rritje të pagës për gradë me 4- 22% për vitin 2024;
-Rreth 12,120 punonjës të Gardës së Republikës dhe Policisë së Shtetit, të cilët përfitojnë rritje të pagës për gradë me 7 % për vitin 2023 dhe 21-35% në vitin 2024;
-Rreth 3.566 punonjës të Policisë së Burgjeve, të cilët përfitojnë rritje të pagës për grade me 7% për vitin 2023 dhe 22-36% në vitin 2024;
Për vitin 2024 por dhe për 2 vitet e ardhshme parashikohet që nga bxuheti I shtetit të shpenzohen 971,428,000 lekë për pagat.
Këtë vit pati dhe një rritje të pagës së arsimtarëve dhe mjekëve me 7 % por në listën e prioriteteve të ministrisë së Arsimit për 2024 nuk flitet për rritje page për arsimtarët por për mbështjetje në zhvillimin profesional të mësuesve si dhe në sigurimin e transportit të 12 mijë mësuesve që punojnë mbi 5 km nga vendbanimi.