Policia e Vlorës ka vënë në prang anjë 26-vjeçar nga fshati Dëllënjë me akuzën e falsifikimit të monedhave.

E.Todi kishte konsumuar pica në një lokal në lagjen “Pavarësia” dhe kishte paguar me dy kartëmonedha 50-euroshe që dyshohet se janë të falsifikuara.

Punonjësit e picerisë e kanë paditur dhe ai u arrestua për veprën penale të ‘falsifikimit të monedhave’. Në njoftimin e policisë thuhet se “Specilalsitet e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë

kanë arrestuar ne flagrancë shtetasin: E. Todi, 26 vjeç, banues në Dëllënjë, Vlorë. Ky shtetas është paraqitur pranë një picerie ne lagjen ”Pavarsia”, me dy kartëmonedha 50 euro të falsifikuara”, njofton policia.

Artikulli paraprakGJENDET I VDEKUR NË BANESË 33 VJEÇARI
Artikulli tjetërTRANSPORTONTE SIRIANË DREJT MALIT TË ZI, ARRESTOHET 29 VJEÇARI