Paguajnë taksat në Bashkinë Shkodër, por produktet e tyre nuk shiten, pavarësisht se gjithçka shkon në rregull me ligjin.

Të paktën nga ana e tyre. Ky është shqetësimi që ngrenë çdo ditë të gjithë tregtarët e Markatës së Rusit në Shkodër, të cilët shprehen se janë të detyruar që produktet e tyre t’i hedhin pasi të prishen, kjo për shkak se njerëzit nuk i blejnë. Sipas tyre, e gjitha ka një arsye të madhe. Të gjithë tregtarët e ambulant dhe që nuk paguajnë asnjë taksë në Bashkinë Shkodër shesin në hyrje të tregut, në mes të rrugës.

Qytetarët blejnë aty të gjitha produktet dhe si pasojë puna dhe produktet e tyre shkojnë dëm. Përtej problematikave që tregtarët kanë me tregjet në Shkodër, mungesa e hapësirave dhe tregjeve të mirëfillta ka ndikuar ndjeshëm në fitimin e tregtarëve që përpiqen të jenë në rregull me taksat që bashkia ka vënë. Ata kërkojnë që të ndërhyhet për rregullimin e kësaj situate, e cila vazhdon të jetë shqetësuese prej vitesh. Konkurenca e pandershme ka dëmtuar ndjeshëm shitjet e tyre.

Artikulli paraprakVITI I RI NË MISIONARËT E NËNË TEREZËS
Artikulli tjetërVIT I RI, MBETURINA TË VJETRA!