Për herë të parë Shqipëria është paisur me një paisje teknologjike e cila monitoron 24 orë qarkullimin rrugor dhe regjistron çdo shkelje të mundshme të drejtuesve të mjeteve duke dërguar kështu gjobën në shtëpi. Paisja u provua për herë të parë në aksin Tiranë-Elbasan ndërsa u prezantua nga ministri i brendshëm Bledi Çuçi i cili thotë se tashmë askush nuk mund t’i shpëtojë gjobës…

Drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Ardi Veliu tha se gjoba e printuar do t’i shkojë në shtëpi drejtuesve të mjeteve ashtu si ndodh kudo në shtetet e zhvilluara…

Në çdo rast të shkeljeve të drejtuesve të mjeteve, regjistrimi shkon në kohë reale në qendrën e përpunimit në drejtorinë e policisë rrugore ndërsa regjistron targën, makinën dhe drejtuesin që ndodhen në atë mjet ndërsa gjoba u dërgohet në shtëpi brenda 30 ditëve nga konstatimi përmes postës shqiptare.

 

Artikulli paraprakRAMA PARALAJMËRON KRIZËN E RE: MUND TË KETË EFEKTE TRONDITËSE! DO TË PËRBALLEMI ME ÇMIME MARRAMENDËSE
Artikulli tjetërOBOT, FSHATI BOSHATISET NGA IKJA E TË RINJVE