Që prej nëntorit të vitit të kaluar makinat e konsideruara si të luksit paguajnë 21 mijë lekë të rinj më shumë se sa mjetet e tjera normale.
Specialisti në drejtorinë rajonale të shërbimit të transportit rrugor Fran Paja shprehet se deri në këto momente nuk ka asnjë shkresë zyrtare për rritje të taksës për makinat e luksit. Specialisti Paja shprehet se makinat e luksit janë një situatë e re në Shqipëri dhe numri i tyre të paktën në qarkun e Shkodrës nuk është shumë i madh. Vitin e ardhshëm është vendosur që të ketë një rritje të taksës për makinat e luksit duke qenë se personat që kanë mjete të tilla me vlerë mbi 5 milion duhet që të paguajnë më shumë.