Pajisja e izraelitit Yoram Frig Prokuroria kërkon ekspertim

Hetuesit shqiptarë ende s’kanë përcaktuar nëse pajisja e futur në Rinas nga Yoram Frig më 23 mars 2017 nga Greqia nëpërmjet shtetasit izraelit Yoram Frig është apo jo një pajisje e cila kërkon leje të veçantë. Nga të dhënat e deritanishme ajo përdoret si pajisje gjurmuese për përgjues të vendosur në ambjente banimi, zyrash, automjete e tjerë ndërsa sipas certifikatës teknike ajo nuk ka aftësi përgjuese. Për të hedhur dritë mbi një ekzaminim ligjor të saj dhe për vendin ku u përdor në Shqipëri, prokurori Ndini Tavani ka kërkuar një ekpertim të saj. Ky eskpertim pritet të kryhet javën e ardhshme nga ekspertë të licensuar ndërsa vetë Yoram Frig i cili u ndalua në Rinas e më pas u la i lirë me kushtin e bllokimit të pasaportës, ka mohuar se pajisja është përdorur për përgjime. Në fillim javë pritet që në prokurorinë e Tiranës të dëshmojnë dhe disa persona të njohur në Shqipëri në fushën e politikës dhe biznesit për kontaktet e tyre me Frig.

Artikulli paraprakRAMA-PD: BUJRUM PËR DIALOG POR HARRONI QEVERINË TEKNIKE
Artikulli tjetërBASHA MBLEDH GRUPIN E KRYESINË DISKUTIME MBI STRATEGJINË E PD