Pajisja për saldim shkakton zjarr në shtëpinë rulot

Një zjarr ka rënë në një shtëpi të lëvizshme (rulot) në Tucson të Arizonës pasi një burrë që po saldonte ka prekur rrjetat e merimangës. Kjo gjë ka shkaktuar panik në zonë duke lajmëruar menjëherë zjarrfikësit që të parandalonin përhapjen e flakëve. Brenda ishte një grua e moshuar, e cila nuk ka asnjë dëm serioz dhe u nxorr jashtë nga djali i saj me ndihmën e fqinjëve. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës (15 tetor 2017) dhe mendohet se prekja e rrjetës së merimangave me pompën salduese ka shkaktuar gjithçka. Nuk dihet nëse shtëpia është djegur plotësisht, por nuk ka patur dëm për asnjë person.

Artikulli paraprakKËRKOHEN NGA ITALIA, KAPEN DY PERSONA TË TJERË
Artikulli tjetërZBARDHEN EMRAT, JA KUSH JANË TË KËRKUARIT E DOSJES ‘HABILAJ’