DRAFTI I NDËRKOMBËTARËVE ËSHTË PRANUAR NGA DY FORCAT POLITIKE.Pas 5 muajsh bojkot parlamentar të opozitës, ndërmjetësimi ndërkombëtar “pajtoi” më në fund dy forcat politike më të mëdha në vend.

Drafti i propozuar nga dy të deleguarit e Parlamentit Europian për kthimin e opozitës në Kuvend, Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstein tashmë është në tryezën e demokratëve e socialistëve dhe ka marrë dakordësinë e tyre për t’u votuar në formën e një rezolute parlamentare.Sipas dy eurodeputetëve, Shqipëria ka nevojë për dialog politik të qëndrueshëm dhe konstruktiv midis mazhorancës dhe opozitës, dialog i cili njëzëri theksohet prej tyre, se duhet të zhvillohet në parlament. Kjo deklaratë vjen si thirrje për opozitën dhe rikthimin e saj në jetën parlamentare. Sipas deklaratës së përbashëkt, palët politike kanë rënë dakord mbi propozimet e që eurodeputetët i paraqitën gjatë takime në Tiranë, në lidhje parimet e bashkëpunimit në Parlament. Menjëherë pas deklaratës së tyre, ishte nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i cili shprehu gatishmërinë për ta përkthyer në një rezolutë të Kuvendit tonë marrëveshjen e propozuar nga PE. Balla ftoi opozitën që të jetë e pranishmë në seancën e së mërkurës, që është edhe e fundit për këtë sesion parlamentar, për ta votuar bashkarish.Por në një reagim zyrtar përmes një deklarate të shkruar, Partia Demokratike dha dritën jeshile për thyerjen e bojkotit, ku thekson se është e gatshme të fillojë bashkëpunimin për rezolutën e përbashkët parlamentare të hartuar nga negociatorët ndërkombëtare. Prania në Kuvend e opozitës është kthyer në domosdoshmëri tashmë, për shkak se afatet ligjore për skadimin e mandateve janë drejt fundit.

Artikulli paraprakNIKOLLA, PARALAJMËRON UNIVERSITETET
Artikulli tjetërTHEMELOHET “ALEANCA CIVILE DREJT INTEGRITETIT”