9 figura nga të gjitha trevat shqiptare me kontribut në shoqëri kryesisht në pajtimin e gjaqeve, u përkujtuan në Gziq të Mirditës, pikërisht në vendin ku lindi kuvendi i Arbërit 800 vitë më parë. Kol Alia, Nikoll Paluca, Zenun Alia, Avdi Rexha, Osman Vata, Binak Alia, Musa Abazi, Osman Vata dhe Pal Cara, u përjetesuan përmes memorialeve të ngrituru në nderim të tyre.Në ceremoninë e organizuar me këtë rast ishin të pranishem pasardhes të këtyre përsonave, përfaqësues të komuniteteve fetare dhe banor të zonës.

I pranishem në këtë aktivitet kryegjyshi botëror i bektashinjeve Edmond Brahimaj dha një mesazh për shoqërinë që të kontribojnë sa më shumë në vendin e tyre.

Aktiviteti përkujtimor në nderim të këtyre përsonave u organizua nga Komiteti Mbarëkombëtar i Pajtimit të Gjaqevë i cili i vlersoi dhe me çertifikata mirenjohje familjet e të ndjereve.

Artikulli paraprak“HETIM NDËRKOMBËTAR PËR 24 SHTATORIN”, ZBULOHET DRAFT REZOLUTA KONSENSUALE PËR KOSOVËN: PRISHTINA TË PUNOJË ME ALEATËT
Artikulli tjetër90% E FËMIJËVE EGJIPTIAN NË SHKOLLË ÇDO DITË