Pak javë para dorëzimit të detyrës si President i Republikës, Ilir Meta është shfaqur në krah të ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim.
Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë në pritjen e Ambasadës së Egjiptit, me rastin e Festës Kombëtare të këtij vendi, ku e pranishme ka qenë pikërisht dhe ambasadorja Kim.
Në një postim në rrjetet sociale, shoqëruar me fotografi nga aktiviteti, Kreu i Shtetit Shqiptar thekson se Shqipëria dhe Egjipti janë të vendosur për të forcuar më tej lidhjet e forta historike e kulturore dhe marrëdhëniet tradicionalisht shumë të mira historike, politike, kulturore dhe njerëzore.
Postimi i Metës:
I gëzuar të merrja pjesë në pritjen e Ambasadës së Egjiptit, me rastin e Festës Kombëtare të këtij vendi mik, për të ndarë urimet më të mira për prosperitetin e popullit egjiptian dhe për Presidentin
@AlsisiOfficial
. 🇦🇱🤝🇪🇬
@MfaEgypt
Të vendosur për të forcuar më tej lidhjet e forta historike e kulturore dhe marrëdhëniet tradicionalisht shumë të mira historike, politike, kulturore dhe njerëzore midis dy vendeve e popujve tanë. 🇦🇱🤝🇪🇬
@MfaEgypt
@AlsisiOfficial
1/2 I gëzuar të merrja pjesë në pritjen e Ambasadës së Egjiptit, me rastin e Festës Kombëtare të këtij vendi mik, për të ndarë urimet më të mira për prosperitetin e popullit egjiptian dhe për Presidentin @AlsisiOfficial. 🇦🇱🤝🇪🇬 @MfaEgypt pic.twitter.com/ntxaGUpRDQ
— Ilir Meta (@ilirmetazyrtar) June 30, 2022