Ermir Çorapi dhe Zefir Lashova janë dy persona me aftësi të kufizuar që jetojnë në Shkodër të cilët janë larguar nga puna për shkak të paragjykimeve dhe mosmarrëveshjeve me pronarët. Në fakt punësimi i personave me aftësi të kufizuar vijon të jetë një shqetësim i madh pasi nuk pranohen nga bizneset. Ermiri tregon se si u punësua në një fasoneri pas një kontrate me Zyrën e Punës por pas dy viteve pasi mbaroi kontrata nuk e thirrën më për të vijuar punën.

Zefir Lashova, një tjetër person me aftësi të kufizuar në dy raste është larguar nga puna për shkak të mosmarrëveshjeve dhe fyerjeve në drejtim të tij ndërsa në një rast tjetër e ka lënë punën për shkak të mungesës së transportit.

Aktualisht në Shkodër rezultojnë të jenë vetëm 14 të punësuar si persona me aftësi të kufizuar, një numër shumë i ulët krahasuar me detyrimin ligjor që është për punësimin e tyre qoftë në institucione shtetërore por edhe në biznese me shumë punonjës.

Artikulli paraprak“KA THIRRUR SOT NJË MBLEDHJE ME DYER TË MBYLLURA”, BERISHA AKUZA VELIAJT: DO T’I KALOJË 600 MLN LEKË KOMPANISË SË INCENERATORIT TË TIRANËS
Artikulli tjetërI DHA FEMIJËS HASHASH, AUTORI: ËSHTË MONTAZH