INVALIDËT KËRKOJNË RISHIKIMIN E LIGJIT PËR KËTO PERSONA .
Protesta duket se është parë si rrugëzgjidhja e vetme e Personave me Aftësi të Kufizuar ,për të shprehur kundërshtimin e tyre në lidhje me ndryshimet në ligj të prezantuara nga ministria e mireqenies sociale. Përfaqesues të shoqatave te para dhe tetraplegjikëve u mblodhën para Kryesisë së Kuvendit në Tiranë, nga ku kërkuan dorëheqjen e ministrit te mirëqënies sociale Erjon Veliaj me argumentin se ligji i ri mohon të drejtat e fituara .
Ndërkohë një ditë më parë Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë sqaroi se draft ligji, në përputhje edhe me Konventën e Kombeve të Bashkuara për personat me Aftësi të Kufizuar, ruan të paprekura të paprekura te drejta e PAK.