Pak orë para ceremonisë së “Topit të Artë”, ylli argjentinas Leo Messi mori çmimin “Pichichi” të tetë në karrierë, çmim ky që jepet nga gazeta spanjolle MARCA për shënuesin më të mirë të La Liga-s.

Një çmim historik për Messin pasi ka fituar një sasi rekord prej tyre dhe me shumë mundësi është i fundit në karrierën e tij. Vetë drejtori i gazetës spanjolle Huan Ignazio udhëtoi drejt Parisit me një delegacion të gazetës për t’i dhuruar atij trofeun e golashënuesit më të mirë.

“Faleminderit shumë që erdhët në Paris, nuk e di nëse do të shohim dikë që më kalon mua, por mund të them vetëm se është nder të jesh në historia e La Liga-s spanjolle. Është çmenduri të kalosh Zarran dhe në fund arrita ta kapërcej atë. Unë jam shumë mirënjohës”, – ishin fjalët e Lionel Mesit.

Messi mbetet në krye të renditjes me tetë “Pichichi”, duke mposhtur me dy Telmo Zarra, i cili ishte shpallur golashënuesi më i mirë i La Liga-s gjashtë herë. Vetëm 3 çmime të tilla për Ronaldon që ndjeu konkurrencën e Lionel Messit kur ishte te Real Madrid.

Artikulli paraprakDORËSHKRIMI I “MALLKUAR” I EMILE ZOLA DEL NË SHITJE
Artikulli tjetërSITUATA NGA RESHJET/ MINISTRIA E MBROJTJES: SHKUMBINI KA DALË NGA SHTRATI. PROBLEME DHE NË SHKODËR