Personat me aftësi të kufizuar në Shqipëri vijojnë që të përballen me një sërë problemesh që nga mentaliteti i shoqërisë e deri tek punësimi apo shërbimet ndaj tyre që mungojnë. Stefan Paloka, koordinator i Caritas Albania që po zbaton projektin Accent tregon problemet me të cilat përballen personat me aftësi të kufizuar….

Paloka thotë se Shqipëria ka ligje të mira të miratuara që në 2008-ën por shqetësim mbetet mos zbatimi i tyre duke sjellë më pas probleme për personat me aftësi të kufizuar…

Një tjetër problematikë është mungesa e shërbimeve konkrete në institucione, kryesisht në bashkitë e vendit duke sjellë më pas mangësi në shumë fusha për personat me aftësi të kufizuar…

Projekti Accent që përfshin bashkitë Shkodër, Lezhë dhe komunat e Tivarit dhe Ulqinit në Malin e Zi nënkupton aksesin, ndërgjegjen qytetare, punësimin e personave me aftësi të kufizuara, si një trend i ri. Ky projekt financohet nga Bashkimi Europian me një vlerë totale prej 440 mijë euro dhe synon rritjen e punësimit si dhe përmirësimin e shërbimeve për këtë shtresë.

Artikulli paraprakSEZONI I RI, BECI INSPEKTON SHKOLLAT
Artikulli tjetër“PA PAGUAR TAKSAT, SKA INVESTIME”