Partia Demokratike i ka kërkuar sot kryeministrit Edi Rama ta lejojë poliocinë të vendosë në shënjestër pasurinë e Saimir Tahirit. Pas akuzave ndaj kreut të qeverisë, sekretari për çështjet ligjore në PD, Çlirim Gjata tha se ‘Tahiri është një nga subjektet ideale të ligjit propagandistik të Edi Ramës’.

Për PD, Rama ka ndërmend të bëjë vetëm show me një grup policësh, të keqpërdorur dhe të tradhtuar në këto 6 vjet prej paktit të bashkëqeverisjes me krimin e organizuar.

DEKLARATA E PLOTË
Edi Rama nuk ka ndërmend të luftojë krimin e organizuar, pasi ai është vetë krimi i organizuar.

Ai është trafikanti që mbolli Shqipërinë me kanabis dhe nuk u kap kurrë nga policia, është i dënuari që drejton trafikun nga burgu dhe merr tendera e koncesione nga qeveria e Ramës, është krimineli që blen vota dhe kërcënon votues për Edi Ramën pa u ndëshkuar nga ligji.

Pas Edmond Begos, mikut trafikant të Taulant Ballës, Saimir Tahiri është shembulli tjetër i dashtimit të Edi Ramës dhe i standardeve të dyfishta që përdor ai.
Në vend që të bëjë qesharake policinë e Shtetit me operacione të sajuara keq, Edi Rama duhet ta lejojë policinë e tij të vendosë në shënjestër pasurinë e Saimir Tahirit.

Ish-ministri i tij i brendshëm, i cili ka hyrë në histori për kanabizimin e Shqipërisë, është një nga subjektet ideale të ligjit propagandistik të Edi Ramës.

Saimir Tahiri akuzohet për trafik droge nga drejtësia, bën një jetë luksoze me rrogë shteti, hap biznese të reja, madje i sfidon të gjithë duke paguar 20 mijë dollarë për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sondazhet tregojnë se shqiptarët nuk i besojnë Edi Ramës dhe e dinë se i ashtuquajturi ligj anti-KÇK, është një akt tjetër propagande për të mashtruar ata dhe ndërkombëtarët, të cilët i kërkojnë qeverisë luftë reale ndaj krimit të organizuar për të nisur negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Edi Rama nuk ka ndërmend të luftojë krimin e organizuar, pasi ai nuk e lejoi policinë të sekuestrojë pasurinë e trafikantit të drogës Edmond Bego, mik i kriminelit të rrezikshëm Aldo Bare dhe mik i numrit 2 të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Njësoj ka për të vepruar edhe me Saimir Tahirin, sepse Saimir Tahiri e mban peng megjithçka di për lidhjet e Edi Ramës me krimin e organizuar.

Edi Rama ka ndërmend të bëjë vetëm shoë me një grup policësh, të keqpërdorur dhe të tradhëtuar në këto 6 vjet prej paktit të bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin e organizuar.

Artikulli paraprakGATI EKSPERTËT PËR MAKINËN E SË VËRTETËS PËR BKH-NË, LLESHAJ: POLIGRAFIN DO E KALOJNË EDHE POLICËT, DO DOJA TA NISJA NGA VETJA
Artikulli tjetërMETA TAKON DELAGACIONIN E KONGRESIT TË AUTORITETETEVE LOKALE: ZGJEDHJET E 30 QERSHORIT E ZHYTËN VENDIN NË PALIGJSHMËRI