Akti Normativ për paketën anti KÇK (kap çfarë të kapësh) i miratuar nga Këshilli i Ministrave më 31 janar që u prezantua si mënyra për të luftuar kriminelët që kishin shpëtuar apo marrë pafajësi nga ‘drejtësia’ e mëparshme do të shqyrtohet të enjten më 5 mars në seancën plenare të Kuvendit, ku pritet të vendoset nëse do të miratohet kjo paketë me fuqi 1-vjeçare deri më 31 dhjetor.

Ky akt normativ lindi si nevojë për të luftuar krimin e organizuar dhe vuri në ‘lupë’ pasuritë e kriminelëve dhe terroristëve, që janë në hetim ose të dënuar brenda ose jashtë vendit me vendim të formës së prerë për krime të rënda, vrasje, trafik droge, grup të strukturuar kriminal, terrorizëm dhe vepra të tjera penale.

Operacioni Forca e Ligjit, që vepron si një strukturë pranë Policisë së Shtetit, tashmë ka nisur punën e saj në terren dhe në ‘rrjetë’ kanë përfunduar disa nga emrat e njohur për aktivitetet e tyre kriminale duke u çuar formularin për të justifikuara pasuritë, ku janë bërë dhe sekuestrimet e para.

Në seancën plenare të 5 Marsit pritet që debatet të jenë të nxehta gjatë diskutimit të aktit normativ pasi akuzat ndaj kësaj paketë nuk kanë munguar si nga opozita, presidenti Meta, një numër organizatash të shoqërisë civile dhe Komiteti shqiptar i Helsinkit , duke e cilësuar nismën e kryeministrit Edi Rama një “anashkalim” të kuadrit kushtetues, shkelje të të drejtave të njeriut dhe mbivendosje e SPAK dhe BKH.

Por sipas qeverisë kjo strukturë u ngrit pikërisht pse BKH mungon dhe OFL do të ndihmojë SPAK-un në përgatitjen e dosjeve, për goditjen e njerëzve të krimit. Sipas aktit normativ, policia nuk i merr asnjë kompetencë SPAK, por vetëm do të sigurojë informacionin policor

për pasuritë e dyshimta dhe elementët e rrezikshëm, duke ia referuar më pas dokumentacionin SPAK dhe Gjykatës së Posaçme, që do të vendosin përfundimisht nëse një pasuri e dyshimtë, e identifikuar nga policia, duhet apo jo të sekuestrohet.

Artikulli paraprakMETA KTHEN LIGJIN PËR STATUSIN E GJYQTARËVE E PROKURORËVE: SHKEL PARIMIN E PAANËSISË
Artikulli tjetërMESDITA DO TË SJELLË KTHJELLIME NË TË GJITHË VENDIN, JA SA DO TË RRITEN TEMPERATURAT