Një ditë pasi mbërritën në Tiranë për Paketën Anti-shpifje, Delegacioni i Komisionit të Venecias do të zbarkojë në zyrën e Presidentit Ilir Meta.

Të dërguarit e Komisioni të Venecias kanë si mision mbledhjen e fakteve për çështjet e diskutuar për mediat audiovizive dhe paketën Anti-shpifje në tërësi. Delegacioni në Shqipëri do të jetë edhe ditën e nesërme, ndërkohë sipas axhendës do të ketë takime edhe me përfaqësues të Autoritetit të Medias Audiovizive. Kujtojmë se Presidenti Ilir Meta, kundërshtoi dhe më pas dekretoi kthimin e kësaj pakete në Kuvend.

Pasi të mbarojë takimin me Metën në ambientet e Presidencës, më Delegacioni i Venecias do të ketë një takim me kryetaren në detyrë të Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, kreun e AKEP-it dhe me avokaten e Popullit Erinda Ballanca.

Paketa Anti-shpifje u dërgua në “Venecia” nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës dhe OSBE, ndërsa mazhoranca bëri “një hap pas”, duke mos e votuar një prej projektligjeve në Kuvend pa marrë parasysh opinioni e Komisionit të Venecias.

Artikulli paraprakSHKODËR, DËSHMITARËT RRËFEJNË SI I SHPËTUAN ZJARRIT
Artikulli tjetërMINISTRI I JASHTËM TURK NESËR NË TIRANË, ZBULOHEN TEMAT KRYESORE QË DO TË DISKUTOJË ME KRERËT E VENDIT