Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi ka reaguar ndaj së ashtuquajturës “Paketë anti-shpifje”.

Në prononcimin e tij për mediat, Blushi ka sqaruar qëndrimin e presidentit, Ilir Meta.

“Presidenti i Republikës Ilir Meta do të shprehet në kohën e duhur, pa u ndikuar nga askush përveç Kushtetutës dhe ligjit. Pasi të njihet zyrtarisht me ndryshimet ligjore dhe relacionin shoqërues, Presidenti Meta do të ndërtojë një proces shterues ligjor, dhe do i njohë qytetarët me qëndrimin e tij përfundimtar”.

Artikulli paraprakMIRATIMI I PAKETËS PËR MEDIAN, BASHA :ATENTAT KUNDËR FJALËS SË LIRË
Artikulli tjetërNJIHUNI ME PARASHIKIMIN E MOTIT PËR DITËN E SOTME