Kryeministri Edi Rama në një komunikim për mediat tha se nuk ka një plan për të marrë masa drastike në vend si Zvicra apo Gjermania, por paralajmëroi se kjo nuk do të thotë që energjia elektrike duhet shpërdoruar,.

“Kjo mbrojtje deri tani rezulton edhe arsyeja përse ne kemi inflacionin më të ulët sepse nuk kemi rritur çmimin e energjisë. Nisur nga analiza e gjithë konsumatorëve kemi mbi 90 % konsumatorë familjarë që konsumojnë rregullisht më pak se 800 kw orë dhe kemi një numër konsumatorësh rreth 6-7 % të totalit dhe aty bëhet fjalë për konsumatorë familjarë me vila , pishina, oborre të gjëra dhe ndriçim dekorativ, për të cilët mendojmë se ka ardhur koha se nuk mund të paguajë më shteti apo taksapaguesit.

Çdo kush që harxhon mbi 800 kw do të paguaje me çmimin e tregut dhe me këtë synojmë të krijojmë një presion për të ulur konsumit e tepërt në kushte krize. Zvicra ka vendosur 3 vite burg për ata që ngrohin shtëpinë e tyre më shumë se 90 gradë. Gjermania ka paraqitur plani për fikjen e dritave pas orës 22:00 të darkës. Ne nuk kemi një plan të tillë shkurtimesh drastike, por kjo nuk do të thotë që Shqipëria nuk ka nevojë për ta kursyer energjinë.

Ata që vijojnë duke thënë se jemi ndryshe nga e gjithë bota se e kemi energjinë se na vjen nga qielli dhe jo gazi rus, nëse kjo qeveri e poshtër nuk do të përdorte lekët që shet energjinë për gjëra të tjera , flasin pa kuptim. Shqipëria edhe në vitin e vet më të mirë sa i përket reshjeve që është një vit që nuk po vjen prej katër vitesh, nuk e prodhon dot të tërë energjinë që i duhet, edhe kur hidrocentralet janë plot, jo më kur fillojnë të bien nga kuotat. Në vitin kur del në treg dhe importon Shqipëria paguan me çmime marramendëse të tregut”, tha ai, duke shtuar: “Në vitin më të mirë Shqipëria duhet të dalë në treg dhe duhet të importojë dhe paguan me çmimet marramendëse të tregut, ky është fakt nuk është opinion.

Rritja e kapaciteteve prodhuese, transformimi i Shqipërisë në një eksportues neto është ambicia jonë. Për momentin jemi tërësisht të varur nga tregu. Për sa kohë jemi të varur nga tregu, duhet të kuptojmë që sforcoja që po bëjmë për të mbrojtur konsumatorët familjarë dhe bizneset e vogla është e jashtëzakonshme. Në totalin e vet çfarë tregova sot dhe çfarë do të shtjellojë më pas ministrja e Financave dhe Ekonomisë dhe ministrja e Energjisë është një mbështetje financiare në kohë krize afro gjysmë miliardi.”

Artikulli paraprakAPPLE LANCON IPHONE 14
Artikulli tjetërCEREMONIA PËR EMËRIMIN E KREUT TË POLICISË SË SHTETIT, RRUMBULLAKU: BETOHEM PËR TË MBAJTUR ME NDER FLAMURIN! DREJTORI I RI RADHIT PRIORITETET