Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimaj, është përgjigjur në lidhje me një pakete të dytë mbështetëse për qytetarët pas rritjes së çmimeve.
Ministrja tha se paketa do të përfshijë masat e marra deri më tani, qoftë për mbështetjen e bizneseve ashtu edhe te familjeve.
‘Ne do te vazhdojmë të kemi një politikë mbështetëse për familjet në nevojë. Ne kemi bëre një akt normativ për të gjitha masat që do të marrim. Paketa përfshin masat e marra deri më tani qoftë për mbështetjen e bizneseve ashtu edhe te familjeve.
Paketa e dytë do bëhet publike në shtator, dhe do jetë pothuajse e njëjtë me paketën e parë. Ka pasur ngadalësim të investimeve këtë vit prandaj ne morëm përsipër një pjesë së kostove të ndërtuesve të kontratave publike. Detajimi i paketës së dytë do të bëhet me VKM dhe do të përfshijë muajit në vijim.’- tha Ibrahimaj.