Duket sikur i gjithe debate eshte perqendruar ne taksen e ndihkimit ne infrastrukture ne Shkoder.
Nje takse e ndikuar nga vete ligji, qe shprehimisht vendos kufirin nga 4-8 % te ndertimit, por duket se kjo pike ka futur ne debate, qofte edhe ne interesa institucionet ne Shkoder. Keshilli i Bashkise se Shkodres miratoi me shumice te plote, kete tarife vendore, e cila tashme eshte kthyer per rishqyrtim nga Prefektura. Por i vetmi qe e ka kundershtuar nje takse te tille ka qene Fatlum Nurja Por per ti shpjeguar te gjithe qytetareve se cfare sjell nje takse e tille eshte shume e thjeshte. Nese nje person kerkon te investoje ne nje objekt banimi, kryesisht ne ndertim, atij i duhet te paguaje Vlera në lekë për metër katror e çmimit të shitjes së njësive të shërbimit apondërtesave për qëllime banimi. Çmimi i shitjes për metër katror bazohet në vlerën referuese tëvlerës së tregut, sipas përcaktimeve në udhëzimin e Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e kostos mesatare të ndërtimit të banesave nga Enti Kombëtar i Banesave”, që miratohet çdo vit. Por ka edhe nje aspekt tjeter. Nese nje shifer e tille, do te ishte 8 %, atehere qytetaret do te paguanin dyfish taksen cka rrezikon qe firmat e ndertimit, pervec krizes se ndertimeve qe ka perfshire vendin te terhiqen nga investimet ne Shkoder, duke zgjedhur te tjera hapesira apo njesi vendore. Nderkohe, po me kete takse, bizneset te ndertimit ne Shkoder llogariten si taksa paguesit e trete me te medhenj ne Shkoder, kjo ne baze te shifrave qe bizneset e ndertimit ne Shkoder kane paguar ne vitin 2013-te, kohe ne te cilen ende nuk ishin pezulluar lejet e ndertimit. E marre ne shifra zyrtare, Firmat e Ndertimit ne Shkoder, kane depozituar me shume se 500 milion lek ne arkat e Bashkise se Shkodres. Keto shifra se bashku, dhe keto deklarata kontradiktore, nuk sjellin nje fryme pozitive, pervec se nje coroditje te biznesit ne Shkoder, duke e demtuar nje nga perfituesit me te madh te bashkise sa i takon taksave.