Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pritet të japë sot një përgjigje zyrtare për paketën e Brukselit ose e njohur ndryshe si paketa McAllister.

Ora 11:24 Lu në zyrën e Ramës

Ambasadori amerikan Donald Lu po zhvillon një takim me kryeministrin Edi Rama në Kryeministri.

Ora 11:22 Përfundon takimi 50 minutësh me aleatët

Në selinë blu ka përfunduar takimi prej 50 minutash i kreut të PD-së Basha me aleatët parlamentarë, ku i njohu me propozimet e Yee.

Ora 10: 54 Takon aleatët

Zëvendës/Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee gjendet edhe sot në Tiranë për të pritur këtë përgjigje pas takimeve intensive të një dite më parë që rikthyen shpresat për një marrëveshje. Një ditë më parë në takimin me gazetarët, Hoyt Brian Yee tha se paketa që u prezantua nga McAllister është një paketë e drejtë që mund të çojë drejt zgjidhjes. Pavarësisht pjesëmarrjes së Partisë Demokratike në zgjedhje, Yee u shpreh se nëse ato çertifikohen si të rregullta nga OSBE, Shtetet e Bashkuara do t’i njohin. Diplomati amerian theksoi se bojkoti i zgjedhjeve nga demokratët dëmton Partinë Demokratike dhe imazhin e vendit.

Artikulli paraprakMBI 180 TË VDEKUR NGA KOLERA NË JEMEN
Artikulli tjetërFAMILJARËT E VAJZËS QË HUMBI JETËN GJATË OPERACIONIT KËRKOJNË DREJTËSI