Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi se javën e ardhshme do të nënshkruajë një ligj të rëndësishëm për klimën. Ligji që synon të mbrojë mjedisin, me vlerë 430 miliardë dollarë, konsiderohet paketa më e madhe për të luftuar ndryshimet klimatike në historinë e SHBA-së. Kjo paketë është projektuar për të reduktuar emetimin e gazrave të dëmshëm.
Nga shuma e planifikuar, 370 miliardë dollarë do të drejtohen për përpjekjen kundër ndryshimeve klimatike, që është ligji më bujar për ndryshimet klimatike i miratuar nga Kongresi amerikan deri më tani. Projektligji u ofron bizneseve dhe familjeve miliarda stimuj për të blerë automjete elektrike dhe pajisje me efikasitet energjie, si dhe për të inkurajuar investime të reja në energjinë e erës dhe diellit që do të dyfishonin sasinë e kapaciteteve të reja të prodhimit të energjisë së pastër. Kjo do të ndihmonte SHBA-në që të gjente rrugën e duhur për të përmbushur premtimin e saj për të përgjysmuar emetimet e gazeve serrë nën nivelet e vitit 2005 deri në vitin 2030.
Sipas raportit më të fundit të OKB-së për klimën, bota ndodhet drejt një “rruge katastrofale “dhe se ngrohja globale kërcënon “me humbje masive të jetëve të njerëzve.”