SAMITI I AZISË. XI JINPING: TË KONKURROJMË SHBA-NË.Të paktën 57 persona kanë mbetur të vdekur, mes tyre 17 gra dhe 18 fëmijë, si dhe mbi 20 të tjerë janë plagosur në një aksident rrugor të ndodhur mëngjesin e se martës në Pakistanin jugor. Përplasja ndodhi në një kryqëzim në rrethin e Sukkur, në provincën Sindth, ku një autobus dhe një kamion u përplasën me njëri-tjetrin.

Autobusi me udhëtarë ishte nisur nga lugina e Swat dhe kishte destinacion drejt Karaçit. Gjithsesi ende nuk ka dalë një raport hetimor mbi shkaqet përfundimtare të aksidentit.  Ky fakt është konfirmuar edhe nga spitali i cili thotë se të paktën 3 nga të plagosurit ndodhen në gjendje kritike për jetën. Pakistani është një nga vendet me numrin më të lartë të aksidenteve rrugore për shkak të gjendjes së keqe të rrugëve dhe shoferëve të pakujdesshëm.Gjatë ditës së dytë së samitit të Bashkëpunimit ekonomik mes Azinë dhe Paqësorit në Beijing, Lideri kinez Xi Jinping ka kërkuar nga homologët e tij, përshpejtimin e integrimit ekonomik, në mënyrë që të nxisë rritjen globale. “Ne kemi nevojë të përshpejtojmë ndërtimin e infrastukturës së nevojshme si dhe të ndërtojmë një model të njejtë interkoneksioni. Kjo nënkupton më shumë rrugë ekspres, hekurudha e linja ajrore” Komentet e Jinping, nënkuptojnë konkurencën tregatre mes Shba-së dhe Kinës.  Samiti i bashkëpunimit ekonomik mes Azinë dhe Paqësorit është një familje e madhe e cila kërkon të përmbushë interesat e përbashkëta të të gjithë anëtareve. Me duhet ta bëjmë këtë samit edhe më të fortë, duke shkëmbyer platforma duke promovuar ndërlidhjen. Krahas ekonomisë, kryeministri Australian Tony Abboot u takua me presidentin rus Vladimir Putin, ku diskutuan për rrëzimin e avjonit Malaysia Ailine në Lindje të Ukrainës. Zëdhënësi i Kremlinit ka bërë të ditur se dy liderët kanë rënë dakort mbi nevojën e një hetimi të mirëfilltë në atë që ka ndodhur. Sipas Moskës, qeveria e Ukrainës ishte përgjegjësia për këtë tragjedi.

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/h4Vi93Xxs4I” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakMUNGON KRYETARI, KËSHILLI MBLIDHET TË MËRKUREN
Artikulli tjetërSI E PANË SHKODRANËT FJALIMIN E RAMËS NË BEOGRAD?