Pakistanezi tenton të përdhunojë 12-vjeçaren shqiptare, po detyrohet t’ia mbathë vrapit
Një pakistanez 35 vjeç është përpjekur të përdhunojë një vajzë shqiptare të mitur, 12 vjeçe, në shtëpinë e saj në Athinë ditën e Krishtlindjeve, shkruan Iefimerida.gr, citon Syri.net. Sipas ERT, pakistanezi ka hyrë me forcë në shtëpinë e fëmijës dhe ka tentuar ta kapë, por e vogla ka rezistuar dhe ka ulëritur me zë të lartë që ta dëgjonin fqinjët. Pakistanezi, pa mundur ta përdhunojë, ia ka mbathur këmbëve, por policia e ka arrestuar.