Një pako e dyshimtë është gjetur në Unazën e Re, tek rrethrrotullimi i dytë, e cila dyshohet se mund të jetë lëndë plasëse.
Pakoja është gjetur në cep të një bordure, ku dyshohet se ka rënë nga një makinë e parkuar më parë aty.
Zona është rrethuar nga policia për të shmangur incidentet e mundshmë, ndërsa drejt vendit të ngjarjes kanë shkuar ekspertët e repartit antieksploziv të Reneas për të kryer veprime të mëtejshme.