Policia amerikane thotë se ata kanë shkatërruar në mënyrë të sigurt një bombë të gjetur në shtëpinë e biznesmenit miliarder George Soros në Nju Jork.
Pakoja-bombë u zbulua në një kuti postare nga një punonjës i Soros, i cili alarmoi autoritetet para se ta zhvendoste atë në një zonë të pyllëzuar, thotë policia.
Vetë miliarderi nuk ndoshej në shtëpinë e tij në qytetin e Bedford në Uestchester County në kohën e incidentit, sipas raporteve.Mësohet se vetë George Soros nuk ka qenë në shtëpi kur ka ndodhur ngjarja.
“Një punonjës i rezidencës hapi paketën, duke zbuluar atë që duket të ishte një mjet shpërthyes”, tha një zyrtar i Departamentit të Policisë.Zyrtarët thonë se policia mori një telefonatë për një pako të dyshimtë në orën 15:45.
Incidenti është duke u hetuar nga FBI. Soros është bërë një objektiv i shpeshtë për kritikat nga grupet e krahut të djathtë për shkak të mbështetjes së tij për kauzat liberale dhe demokratët.