Pako me eksploziv dyqanit të 44 vjeçarit

Një pako e dyshimtë me eksploziv është vendosur në një dyqani mishi në fshatin Qerek të Krujës, por fatmirësisht nuk ka shpërthyer. Policia lokale e Durrësit bëri me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:05 minuta në dyqanin e shtetasit P.N, 44 vjeç. “Menjëherë në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, të cilët kanë konstatuar një sasi të vogël lënde plasëse e dyshuar eksploziv, e cila nuk ka shpërthyer”, sqaron policia. Vijojnë veprimet hetimore nga ana e uniformave blu në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Artikulli paraprakRAMA:ADMINISTRATA KA PARAZITË QË S’UA KËRCET PËR QYTETARËT
Artikulli tjetërVRITET SHQIPTARI NË KRETË NGA FQINJA 26-VJEÇARE