42 familje më në nevojë në Njësinë Administrative Shosh kanë marrë sot pako ushqimore nga Bashkia e Shkodrës.
Bëhet fjalë për familje me antarë të sëmurë, para dhe tetraplegjike si dhe invalidë pune. Ndihmat u shpërndanë nga kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi
Ndihma e familjeve në nevojë në Bashkinë e Shkodrës është një proces i vazhdueshëm dhe i pandërprerë, i cili ka vijuar prej mëse 3 vitesh.