Shoqata e personave me aftësi të kufizuara mendore ka dhuruar disa pako ushqimore për shkollën speciale “3 dhjetori” në kuadër të festave të fundvitit. Përfaqësuesja e kësaj shoqate, Vitore Toma kërkon që të krijohen kushte më të mira për nënësit e shkollës, pasi nuk mjafton vetëm kujdesi në shkollë dhe familje.
Ndërkohë, përfaqësuesja e shoqatës së personave me aftësi të kufizuar mendore tregoi se janë mbi 200 anëtarë të cilët kanë nevojë për kujdes dhe mbështetje shtetërore.