‘Pakoja e Madhe’ është shpërndarë tashmë edhe tek punonjësit e zonave të mbrojtura. Një prej tyre është edhe Rysni Kyqi, i cili ka marrë shumën prej 20 mijë lekësh.
“Jam Rysni Kyqi, pranë Agjencisë së Zonave të Mbrojtura të Qarkut Fierit, terreni është sfida jonë dhe përgjegjësi e madhe të kujdesjes për parkun Kombëtar Divjakë Karavasta. KAM 45 vite me këtë punë, vitet e fundit për shkak të moratoriumit shikojmë një rritje të dukshme të florës dhe faunës së egër. Ky fillim vit mua bashkë me kolegët e mi na gjen më të mobilizuar se vitet e tjera, kjo edhe për shkak të 20 mijë lekëshit të dhënë nga Pakoja e Qeverisë”, tha ai. Ka qenë kryeministri Edi Rama që ka publikuar videon, duke i cilësuar këto punonjës si ndër sektorët më të rëndësishëm që mbrojnë xhevahiret tona siç janë parqet natyrore e kombëtare.
“Një vit sa më të mbarë për zonat e mbrojtura dhe gjithë punonjësit që kujdesen për xhevahiret tona siç janë parqet natyrore e kombëtare, të cilët e kanë nisur vitin duke tërhequr shpërblimin prej 20,000 lekësh, i cili zeron inflacionin e luftës mbi familjet e tyre në këtë dimër të vështirë për mbarë Europën”, shkruan Rama. Pakoja e Madhe u prezantua nga kryeministri Edi Rama për të lehtësuar familjet nga inflacioni i luftës. Në total nga kjo pako 8 8 miliardë lekëshe, do të ndihmohen 1 milionë individë. Si pasojë e luftës në Ukrainë, pati një ndikim të madh te shumë shtete, mes tyre edhe Shqipëria, ndonëse inflacioni ka qenë më i ulët se vendet e tjera të rajonit.