Pakujdesia ne djegien e disa mbeturinave prej druri ka rrezikuar nje shkolle dhe ka shkatuar panik ne Shkoder 

 

Zjarrfikësit e Shkodrës, Malësisë së Madhe dhe Pukës nuk arritën dot të shkrepnin foton zyrtare pas trajnimit 1-javor me kolegët e tyre amerikanë për shkak të një alarmi për zjarr të rënë në lagjen Ajasëm. Një gabim njerëzor për pak sa nuk ka djegur shkollën Isuf Tabaku të lagjes Ajasëm në qytetin e Shkodrës, ku mësojnë çdo ditë 65 nxënës. Zjarrfikësit u lajmëruan brenda pak minutash nga banorët, të cilët në panik e sipër thanë se shkolla kishte marrë flakë. Me të mbërritur në vend ngjarje, zjarrfikësit konstatuan se një punishte druri e ndodhur ngjitur me institucionin i kishte vënë flakën një grumbulli me mbetje. Brenda pak minutash flakët kanë dalë jashtë kontrolli, ndërsa shkolla 9-vjeçare u rrezikua seriozisht. Shefi i repartit të zjarrfikësve Ridvan Bushati, i cili mbërriti pak minuta më vonë tha se nuk ka pasur dijeni për këtë punishte, por përmendi faktin se nuk lejohet një aktivitet i tillë privat mes banesave dhe institucioneve… Bushati gjithashtu u kujdes të vlerësonte punonjësit e repartit që sipas tij, në çdo rast ndërhyrja bëhet në kohë rekord…

Artikulli paraprakGARDISTI I DREJTON ARMËN QYTETARIT, PEZULLOHET NGA DETYRA
Artikulli tjetërVLLAZNIA MUND TIRANEN NE TRANSFERTE.MERR TRE PIKE TE VLEFSHME