Famullia e Shën Shtjefnit në Shkodër në festën e Zojës së Shkodrës ka zhvilluar procesionin me figurën e Zojës nepër rrugët e qytetit. Procesioni nisi nga katedralja për të vijuar në disa rrugë të qytetit.

Më pas u kremtua mesha e shenjtë nga famullitari i Shkodrës dom Vlash Palaj i cili gjatë predikimit të tij solli rastin e një vejushe e cila e gjendur me shumë problmeve i kërkoi ndihmë një njeriu të pushtetshëm që shihte veç interesat e tij siç ndodh edhe në kohën që po jetojmë.

Famullitari Palaj pasi risolli në vëmendje vuajtje që kaloi populli shqiptar në periudha të ndryshme u shpreh se edhe në ditët e sotme ka shumë të krishterë që ndjehen të braktisur nga pushtetarët që kemi.

Gjatë meshës së shenjtë u përcollën edhe mesazhe të tjera për të gjithë besimtarët e pranishëm që kishen mbushur katedralen “Shën Shtjefni”.

Artikulli paraprakSHËNGJIN, DITË PLAZHI NË TETOR
Artikulli tjetërSHKODËR, XHENETA KADILLARI VJEN ME EKSPOZITËN PERSONALE