Nis ndërtimi i Pallatit të ri të Sportit në Pukë.

Kapaciteti i tij do të jetë 500 vende të ulura me të gjithë impiantin e ngrohjes dhe ftohjes, parketin cilësor, që do të jetë një nxitje për të rinjtë e këtij qyteti për t’u marrë me sport. Mundja e traditës, volejbolli dhe basketbolli, kikboksi, pingpongu, shahu e bilardo shumë shpejt do t’ia ndryshojnë pamjen Pukës, ndërsa kryebashkiaku Gjon Gjonaj ka premtuar dhe ndërtimin e aneksit stërvitor në mënyrë që futbolli të stërvitet jo më në Tiranë, por në Pukë. “Një mirënjohje për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit për këtë kontribut, sepse unë i’a kisha premtuar qytetarëve të mi ndërtimin e këtij Pallati Sporti,- thotë kryebashkiaku. Puka është qytet i vogël, por dashamirës me sportin. Dhe kjo është e vetmja mënyrë për t’i shkëputur të rinjtë nga alkooli dhe droga.” Kështu, Puka do të jetë së shpejti, qyteti i rradhës me një pallat sporti të denjë për të zhvilluar aktivitet kombëtare pse jo edhe ndërkombëtare.

Artikulli paraprakBANKA BOTËRORE MIRATON KREDINË 100 MILIONË DOLLARË PËR SHQIPËRINË
Artikulli tjetërKAPET GOMONIA ME 800 KG HASHASH, DY NË PRANGA