Një ditë pasi qeveria miratoi 4 vendime që lidhen me pronat dhe legalizimin e banesave, kreu i ALUIZN-it Artan Lame bëri disa njoftime të rëndësishme.
Në një konferencë për mediat, Lame bëri me dije se ditën e nesërme do të publikohet lista me emrat e përfituesve nga kalimi i pronësisë së parcelave.
Po ashtu ai deklaroi ditën e hënë qytetarët duhet të paraqiten pranë drejtorive të ALUIZN-it për të përfunduar procesin e legalizimeve.
Mes të tjerash kreu i ALUIZN-it u bëri thirrje të gjithë ndërtuesve që kanë braktisur pallatet ku kanë ndërtuar, që të paraqiten pranë drejtorive për të vijuar procedurat për legalizime.
“Duke nisur nga nesër në faqen zyrtare të ALUIZN-it do gjeni listat e qytetarëve përfitues. Të gjitha familjet do presin prej një viti pronësinë e parcelës së tyre, do përfitojnë.
Duke nisur nga dita e hënë qytetarët duhet të paraqiten në drejtoritë për të përfunduar procesin e legalizimit. Duhet të konsultoheni me gaztat. Sot bëj thirrje dhe për një çështje tjetër.
Vjet në janar u miratua një vendim për formalizmin e ndërtimeve, ai për legalizimin e pallateve të braktisura nga ndërtuesi. Jemi ndeshur me pafundësi makinacionesh, ndaj ALUIZNI është duke planifikuar një masë ekstreme interesash për këtë ndërtuesit.
Iu bëj thirrje ndërtueseve apo subjekteve që kanë një javë kohë për t’ju përgjigjur thirrjes tone. Do publikojmë javën që vjen masën ekstremen në ndihmë të qytetarëve”, tha Lame.