Prej 7 ditësh banoret e pallateve ne fshatin Oblikë te njësisë administrative Ana e Malit nuk furnizohen me ujë të pijshëm për shkak te ngrirjes se tubacioneve nga temperaturat e ulëta.

Gjendja për ta paraqitet mjaft e vështire pasi ujin e pijshëm detyrohen ta blejnë ndersa per përdorim e sigurojnë neper puse tek banoret e tjerë te fshatit. I pyetur për ketë problem adminbistratori Arben Ceni thotë se nga sot kjo situate pritet te marr zgjidhje pasi ujesjelles kanalizime do te sjell nje bot me ujë për te mbuluar nevojat me imediate te banoreve derisa temperaturat te rriten dhe rrjeti te kthehet ne eficencë.

Ngricat e ditëve te fundit kane krijuar shume probleme thuajse ne gjithë rrjetin ujesjelles kanalizime qe nga çarja e tubacioneve, ngrirja e pompave apo dëmtimi i matsave.

Artikulli paraprakI FTOHTI, NGRICA ME AKULL NË DISA LAGJE TË SHKODRËS
Artikulli tjetërFURNIZIMI ME DRU, BASHKIA SQARON SITUATËN