Ky është Gjon Shkambi, shtetasi i cili pretendon se është pronari i ligjshëm i pallatit të ish rezervave të ndërtimit në lagjen “Skenderbeg” në Shkodër. Në atë pallat prej më shumë se 30 vitesh jetojnë 31 familje të cilat pretendojnë se Gjon Shkambi i ka të falsifikuara dokumentat ndërsa zhvilluan edhe një protestë kundër tij duke thënë se ka tentuar të futet me forcë në shtëpitë e tyre. Shtetasi Shkambi deklaron se ka e ka fituar me gjyq atë pronë dhe se banorët duhet që ta lirojnë sipas urdhërit të Zyrës së Përmbarimit.

Shkambi thotë se posedon gjithë dokumentacionin e rregullt dhe se atë pronë e ka të dhuruar nga babai i tij.

Shkambi mohon se ka ndërhyrë privatisht me forcë në ato banesa duke thënë se ka procesverbalin e Përmbarimit ndërsa akuzon policinë vendore të Shkodrës e cila sipas tij nuk e mbështet Përmbarimin për të liruar shtëpitë.

Ky konflikt mes banorëve që ndodhen aktualisht në pallatin e ish rezervave të ndërtimit dhe shtetasit Gjon Shkambi vijon prej të paktën 10 vitesh. Banorët thonë se aty i ka futur bashkia Shkodër me një vendim të vitit 1992 por nga ana tjetër Shkambi me dokumentacionin që disponon pretendon se ajo pronë është e tija.

Artikulli paraprakVLLAZNIA NISET DREJT IRLANDËS SË VERIUT
Artikulli tjetërLIROHET “RUSI”, TREGTARË E QYTETARË KUNDËR