Mes ujerash të zeza dhe mbeturinash.Kjo eshte situata në një prej pallateve të ndërtuara vitet e fundit në bllokun e banimit 11.2 hektare në lagjen “Besëlidhja” të qytetit të Lezhës.
Kati i nëndheshem i këtij objekti është i mbuluar nga ujerat e zeza dhe mbeturinat, duke u kthyer në shqetësim mjaft të madh për banoret sidomos në këtë ditë të nxehta vere.

Ndotja e krijuar është një kërcënim serioz për jeten e banoreve, të cilët thonë se kjo problematike vijon prej vitesh dhe askush nuk merr masa.

Sipas burimeve ku pallat 6 katesh nuk është marrë ende në dorëzim nga Bashkia Lezhë për shkak të problemeve me dokumentacionit dhe në këto kushte duhet të jenë ndërtuesit që të marrin masa për të eleminuar ndotjen.

Artikulli paraprakBERISHA: ARBEN AHMETAJ DHE FAMILJA E TIJ PO KËRCËNOHEN ME JETË, DREJTËSIA T’I MARRË NË MBROJTJE
Artikulli tjetërBESËLIDHJA NIS PËRGATITJET PËR SEZONIN E RI