Flakët e zjarrit kanë përfshirë mesditën e sotme një pallat pranë kishës në Pogradec. Forcat zjarrfikësve kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërkohë që është bërë evakuimi i banorëve.
Flaket kanë përfshirë fillimisht njërin nga apartamentet e këtij pallati, por më pas janë përhapur me shpejtësi në dy katet e fundit ku janë djegur plotësisht 7 apartamente.
Gjatë përpjekjes për të bërë të mundur shuarjen e flakëve ka mbetur i lënduar edhe nje punonjës i forcave zjarrfikëse ka rënë një tullë nga pallati. Ndërkohë dhe një grua është dërguar në spital në gjëndje të fikti.
.
Grupi hetimor po heton për zbulimin e shkaqeve që kanë sjellë këtë ngjarje.
Një banor që jeton në pallatin 5-katësh në Pogradec i përfshirë nga flakës prej orëve të mesditës ka folur për mediat se si dolën jashtë pasi ra zjarri.
“Ku dimë ne. Banoj këtu në kat të tretë. Vetëm kur dëgjova disa familje që kërcisnin e dolëm jashtë. Kati i pestë është djegur fare. Se di çfarë është bërë. Nuk e di kush mori i pari”, shprehet banori.