Një gropë e hapur natyrshëm rreth 4.3 metra gjatësi si rezultat e shembjes së tokës është shqetsimi dhe njëherazi rreziku që kanos 20 familje të lagjes “Ahmet Haxhia” në qytetit e Shkodrës.

Ziha Dibra dhe Valbona Skuqaj, janë dy banoret e pallatit të cilat shprehen se përveç erës së padurueshmë për shkak të ujërave të zeza që mban gropa një fenomen i tillë vë në diskutim sigurinë e vetë pallatit .

Ndërkohë ato shprehen se për këtë problematikë janë drejtuar shpeshherë në institucionet përgjegjëse, por ajo cka është bërë për ta janë vetëm vëzhgimet nga ekspertët të cilët e kanë cilësuar një rrezik të konsiderueshëm por pa asnjë zgjidhje.

Nga pamjet shihet qartë sesa shumë i është afruar shembja themeleve të pallatit, për këtë banorët janë të detyruar të jetojnë me frikën se nga momenti në moment gjithë ndërtesa mund të rrëzohet.

Gropa e ndërtuar prej 40 vitësh e cila sherben si vendi ku derdhen ujërat e zeza është lënë në gjendje aspak normale.Duke qenë se jemi afer stinës së verës era e padurueshmë kthëhet në rrezik dhe për përhajen e ndonjë epidemie.

 

Artikulli paraprakNDIHMA EKONOMIKE, PROBLEMET VIJOJNË
Artikulli tjetërPOSTRIBA VUAN MUNGESËN E SISTEMIT VADITËS