200 anëtarët e zgjedhur i dhanë kuorumin mbledhjes së këshillit kombëtar të PD I cili sot pritet të zgjedhë anëtarët e kryesisë.

Mbledhja u cel nga kreu i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, i cili ndërsa uroi Sali Berishën për rikthimin në krye të PD tha se ky rrugëtim hasi në vështirësi të paimagjinueshme.

“Berisha u rikthye pas një periudhe intensive dhe vështirësi të paimagjuneshme. Sot jemi në fazën përmbyllëse të një pune kolosale. Mes vështirësive që as I kishim imagjinuar as I prisnim, por nga dicka e keqe nis e del dicka e mirë.

Në pak muaj kemi zhvilluar jo vetëm 2 kuvende, zhvilluam edhe kuvendin e 30 prillit, kemi patur edhe një referendum I pari në historinë e tij, jo vetëm të PD. Patëm një palë zgjedhje lokale që rezultuan determinuese jo vetëm për PD dhe jetën tonë të brendshme, po I treguan shqiptarëve se kjo PD jo vetëm fiton por I jep shpresë edhe atyre që e kishin humbur shpresën.

Edhe faktorë të tjerë na u kundërvunë me shpresën se do humbisnim, fituam e treguam se jemi nisur për një rrugë që do na cojë në fitore. Ky këshill do fitojë dinjitetin që humbi në 8 vite, do marrë rolin e tij, rol që e kishte humbur në 8 vitet që kaluan. Mbase me qëllim u rritën numrat e anëtarëve të këshillit, bashkë do e cojmë PD në atë pikë, në fitore, sepse këtë presin demokratët nga ne, këtë pret e gjithë Shqipëria nga PD. 200 anëtarë janë të pranishëm, kuorumi është plotësuar.” -u shpreh Paloka.

Artikulli paraprakOPERACION ANTIKANABIS NË DUKAGJIN/ AKSIDENTOHET EFEKTIVI I POLICISË, BIE NË HUMNERË
Artikulli tjetërBERISHA SULMON BASHËN NGA KËSHILLI KOMBËTAR: NË 8 VITE UDHËHEQJE DËSHTAKE DHE ME PAZARE ME QEVERINË