Pas deklaratës së Ramës mbi protestën e opozitës, ka reaguar kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka.
Në një njoftim të shpërndarë për mediat, Paloka thotë se Rama numëroi protestuesit si premtimet e tij të pambajtura dhe arat me kanabis gjatë kamandatit katër vjeçar. “Çdo shqiptar e di se sa merr vesh nga numrat Edi Rama. Sot i numëroi qytetarët që u ngritën kundër tij ashtu siç ka numëruar këto katër vite plantacionet e kanabisit. Ashtu siç ka numëruar 300 mijë vendet e punës dhe rritjen e rrogave”. Sipas Palokës, shqiptarët sot treguan masivisht se nuk do të lejojnë vjedhjen e zgjedhjeve.
“Shqiptarët ishin në bulevard kundër tij dhe veglave të tij, kurse Edi Rama ja mbathi jo vetëm nga zyra por edhe nga Tirana”. Paloka paralajmëron Kryeministrin se nuk ka parë gjë akoma dhe se numërimi mbrapsht po troket. “Nuk arriti t’i mbajë larg protestës shqiptarët me tellallët e frikës, nuk i ndaloi dot me policë me maska dhe pa maska, dhe nuk e zhurmon dot zërin e qindra mijërave shqiptarëve. Më kot rreken veglat e tij të blera me paratë që u vidhen shqiptarëve që ta zbehin mesazhin e fortë të protestës me të madhe në histori.
Nuk ke parë asgjë akoma. Numërimi mbrapsht po troket. Tik Tak….”